back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeBefasi në Pejë, ish-drejtori i Gazmend Muhaxherit, kandidat i pavarur për kryetar

Befasi në Pejë, ish-drejtori i Gazmend Muhaxherit, kandidat i pavarur për kryetar

Të ngjajshme

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Të gjithë në këmbë për Abdixhikun, Hoti, Bajrami dhe Arben Gashi nuk luajn vendit

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet sot,...

Asistim fantastik nga Florent Hardergjonaj në Superligën e Turqisë (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadergjonaj është rikthyer si titullar...

Abdixhiku: Forca e LDK-së nuk qëndron në një karrige të vetme, vendimmarrës jeni ju

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në...

Ish-drejtori i Financave në komunën e Pejës, Jeton Abazaj është kandidatura e pavarur për kryetar të kësaj komune.

Abazaj do të ballafaqohet me ish –shefin e tij të dikurshëm, kryetarin aktual të Pejës, Gazmend Muhaxheri në zgjedhjet lokale të tetorit.

Kandidatura e Abazajt për kryetar të Pejës pritet të formalizohet dhe zyrtarizohet po sot nga KQZ, pasi t’i kaloj çështjet procedurale, i thanë ‘RADIO 1’, burime brenda KQZ-së.

Jeton Abazaj për 10 vite ka udhëhequr me Drejtorinë e Financave në komunën e Pejës, derisa më 15 mars të vitit 2024 kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe rrjedhimisht nga të gjitha pozitat brenda LDK-së.

‘Më shumë e dua qytetin se sa pushtetin, andaj më mirë është të mbahem mend si djalë i qytetit, se sa si servil i pushtetit! Në një vend ku nuk ta dinë vlerën sa më shpejtë hape derën!

Këtij pushteti nuk i kam kërku as favore personale e as të mira materiale, thjeshtë kam kërku vlerësim e dinjitet, njerëzit largohen atëherë kur tentohet me ju shkel dinjiteti, njëjtë po veproj edhe unë!’, thuhej mes tjerash në deklaratën e dorëheqjes së Abazajt.

Nga atëherë, Abazaj ka pasur oferta pothuaj nga subjektet kryesore opozitare për t’i bashkuar rrugëtimit politik, porse pa rezultat.

Kandidatura e Abazajt për të parin e Pejës, pritet të sjellë zhvillime interesante në garën për kryetar dhe njëkohësisht të shfaqë një standard për këtë komunë të dukagjinit, e cila tani e 12 vjet qeveriset nga LDK dhe Gazmend Muhaxheri

Ndryshe, kandidaturat e zyrtarizuara deri më tash për kryetar të Pejës janë, Gazmend Muhaxheri LDK, Ali Berisha AAK, Taulant Kelmendi VV dhe Arta Vokshi Nallbani PDK. /Njeshi&RADIO 1/

Të Fundit

Sport

ShowBiz