BallinaRegjionaleDrenasRamiz Lladrovci në spital, por bagerat e komunës sot po rrënojnë disa...

Ramiz Lladrovci në spital, por bagerat e komunës sot po rrënojnë disa shtëpi të uzurpatorëve (VIDEO)

Të ngjajshme

Afati i fundit për përdoruesit e Fitbit

Përdoruesit e pajisjeve Fitbit përballen me një afat të...

Pse Hollywood-i dështon me pop-yjet?

Kinemaja amerikane vazhdon të ketë vështirësi në portretizimin bindës...

Kurti dhe Konjufca përshëndesin mbështetjen e fuqishme amerikane për Kosovën drejt NATO-s

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mirëpritur rezolutën e...

Ndonëse, i pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është i shtrirë në SHSKUK për shkak të infektimit me koronavirus, punët në komunë nuk po ndalen.

Sot, inspektorët komunal kanë rrënuar disa shtëpi në Komoran, me qëllim të lirimit të pronave publike.

Zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra, për IndeksOnline ka bërë të ditur se rrëznime po ndodhin për shkak që pronarët e tokave konsiderohen uzorpatorë të pronës publike.

Dobra ka thënë se në ato prona do të ndërtohet shkolla profesionale.

“Rrënimet që janë duke u bërë në Komoran, janë ndërmarrë veprime komunale pasi që me vendim të komunës ata janë shpllaur uzurpatorë të pronës publike. Të njëjtit, pas shumë kërkesave që iu ka bërë komuna për lirimin e pronave nuk i kanë liruar.

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e shkollës profesionale, inspektorët komunal sot kanë ndërrmarrë veprime të nevojshme për lirimin e asaj pjese, që komuna ka marrëveshje edhe me Ministrinë për lirimin e pronave për rezilimin e projektit të ndërtimit të shkollës profesionale”, ka thënë Dobra./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz