BallinaLajmeRamiz Lladrovci: Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush...

Ramiz Lladrovci: Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush është në krye të saj

Të ngjajshme

Ndalimi i internetit në Iran hyn në ditën e 30-të

Bllokada e internetit në Iran ka hyrë në ditën...

Beqir Musliu, i pari poet postmodern shqiptar

Nga Teki Dërvishi Poeti, romansieri, dramaturgu, eseisti dhe publicisti Beqir...

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lavdëruar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, pas vendimit që kjo gjykatë mori lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

Lladrovci thotë se Kosova bëhet shtet i nderuar, kur ka institucione të besueshme dhe udhëhiqen nga personalitete si Rama-Hajrizi, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Kur kam deklaruar se Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush është në krye të saj.

Znj. Arta Rama-Hajrizi i takon gjeneratës së shtetndërtimit, e cila me kompetencë ndër vite, dëshmoi profesionalizëm, guxim dhe parime në çdo përgjegjësi institucionale.

Kosova bëhet shtet i nderuar, kur ka institucione të besueshme dhe udhëhiqen nga personalitete si znj. Arta Rama-Hajrizi.

Unë kam qenë shumë i bindur se ajo nuk i nënshtrohet asnjë presioni dhe se Kushtetutën e interpreton drejtë, duke mos e humbur fuqinë e vet qytetari nëpërmjet Parlamentit i cili bart përgjegjësitë e mëtejme shtetërore.

Krenar me Juve znj. Arta Rama-Hajrizi. Ju i bëni nder Kosovës dhe qytetarëve të saj!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz