back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeRamiz Lladrovci jep dorëheqje

Ramiz Lladrovci jep dorëheqje

Të ngjajshme

Moti për sot

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i...

Jo veç Luana, edhe Brikey pranon dhuratë 200 trëndafila për ditëlindje!

Ish-banorja e “BBVK”, Brikenda Karrica, ditën e sotme feston...

Policia me apel për komunikacion, pas reshjeve të shiut

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje të mëdha të...

Çfarë informacione kishte Haxhiu nga AKI për të mos emëruar Radomir Llabanin si noter?

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar...
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci ka dhënë dorëheqje pas kandidimit për kryetar të Drenasit nga PDK-ja.

Kjo është letra e dorëheqjës së Lladrovcit:

Dorëheqja ime nga Ambasadori i R. Kosovës në Shqipëri!

SH.T.Z Hashim THAÇI

President i Republikës së Kosovës

SH.T.Z Enver HOXHAJ

Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës

Tiranë, më 8 nëntor 2016

I nderuar Shkëlqesia Juaj President Hashim Thaçi,

Duke ju falenderuar përzemërsisht për emërimin tim në detyrën e lartë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, më lejoni që sot, të paraqes para Jush dhe Institucioneve të Kosovës, dorëheqjen time të parevokueshme, për shkak të kandidimit tim në postin e Kryetarit të Komunës në Drenas.

Në të gjithë periudhën që kam ushtruar detyrën e lartë të ambasadorit në Tiranë, kam bërë të gjitha përpjekjet për të krijuar klimën E bashkëpunimit dhe të bashkërendimit mes dy shteteve tona dhe jam i lumtur që puna ime është cilësuar në nivele të larta.

Dorëheqja ime sot vjen menjëherë pasi Partia Demokratike e Kosovës e gjeti të arsyeshme të më kandidojë në vendlindjen time, në Drenas, për të vazhduar punën e suksesshme të pararendësve të mi në këtë detyrë.

Të jeni të bindur se, duke besuar në verdiktin e popullit të Zonës sonë, nëse do të gjejë të arsyeshme staturën time politike për ta mbështetur atë, e gjithë puna dhe veprimtaria ime do të jetë e përqëndruar në prosperitetin dhe begatinë e banorëve të vendlindjes sime, njëra nga zonat më të spikatura për atdhedashuri, punë dhe përkushtim.

Me konsideratë të lartë

Ramiz Lladrovci

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz