back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeRama: S’do të lëshoj pe derisa t’i kem votat në parlament!

Rama: S’do të lëshoj pe derisa t’i kem votat në parlament!

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Në ndalesën e tij të radhës në Përmet, në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama është shprehur përpara përmetarëve të pranishëm se ka ardhur koha që kryetari i Bashkisë të shkojë në shtëpi.

Sipas tij, në vetëm 5 vite e gjysmë në qeverisje socialistët kanë bërë për Përmetin më shumë sesa ç’është bërë në 25 vite.

 

 

“Kemi dhënë prova se jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë vend. Ndaj, në Bashkinë e Përmetit duhet një person që nuk shpenzon taksat”, tha kryeministri.

Ai foli për investimet që po bëhen në agroturizëm në qytetin e Përmetit, teksa u ndal edhe te zhvillimet e fundit politike në vend.

“Kjo që na ka ndodhur javën e fundit nuk duhet t’iu kushtojë njerëzve të këtij vendi. Të shtunën u kërkua përmbysja dhe u predikua dhunë. Pamjet e së shtunës dëmtojnë Shqipërinë dhe çdonjërin që jeton në këtë vend. Dhuna e së shtunës dëmton rrugëtimin tonë evropian. Çuditërisht, në vitin 2019 Shqipëria u kërcënua nga fantazmat e vitit 1997. Por, për çfarë u bë e gjitha kjo? Për të shpëtuar Saliun nga drejtësia, apo karrigen e Lulit. Nuk e di nëse ka njeri që e beson se opozita e bën këtë për integrimin e vendit. Ata bënë çmos që të pengonin Reformën në Drejtësi. Shkuan të godisnin murin e Kryeministrisë me kokë, por ata nuk janë demokratë”, tha kryeministri Rama.

Rama tha se qeveria po akuzohet për të gjitha plagët që ia hapën vet këtij vendi, por koha po afron dhe tashmë po formohet edhe Prokuroria speciale Antikorrupsion, që demokratët nuk e donin.

Kreu i ekzekutivit të vendit tha se vendi ka një sistem që e kanë zgjedhur të gjithë, me dy palë dhe dy alternativa.

“Kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që më kërkojnë të mos lëshoj pè, por s’kam asnjë pe për të lëshuar. Kam një detyrë për të kryer nga kontrata me shumicën e shqiptarëve dhe ajo është të qeverisim vendin derisa të mbarojë mandati ynë, derisa të kemi votat në Parlament”, deklaroi Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz