Rama ngriti çështjen e Hagës para Trump’it, Osmani s’mbajti fjalim, ndan foto nga takimi
dp

Lexo edheDosja e Prokurorisë për vrasjen në Aktash: Nga motivi, mobilizimi me armë, breshëritë e plumbave që u shkrepën mes dy grupeve e deri te pasojat

Takimi inaugurues i Bordit të Paqes, ka përfunduar. Gjatë këtij takimit, mbajti fjalim presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili edhe e udhëhoqi takimin në fjalë.
Përveç Trump, fjalim mbajti edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përcjell Gazeta Express.
Ky i fundit, mes tjerash, i kërkoi Trump’it, që të reagojë lidhur me Gjykatën Speciale.
‘’Për hir të Zotit, zoti President, le të bëjmë diçka para se, siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të ndodhin përsëri”, deklaroi Rama mes tjerash.
Por për dallim nga Rama, fjalim s’ka mbajtur edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila po ashtu ka qenë e pranishme në këtë takim.

Lexo edheDosja e Prokurorisë për vrasjen në Aktash: Nga motivi, mobilizimi me armë, breshëritë e plumbave që u shkrepën mes dy grupeve e deri te pasojat
Megjithatë, Osmani, pak më parë ka ndarë disa fotografi në Facebook, ku ka shkruar: “Bashkë me Amerikën dhe aleatë të tjerë – për paqen, për sigurinë, për të ardhmen!. /Express