Rama në Abu Dhabi: Solidaritet vëllazëror me Emiratet, Irani ka mbetur në qoshen e errët të historisë
dp

Lexo edheRumen Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, thotë se Evropa është viktimë e ambicies së saj për të vepruar si një udhëheqëse morale

Lajmin e konfirmoi vetë Rama në rrjete sociale ku e përshkruan Iranin “si një shtet të mbetur në qoshen e errët të historisë” dhe shpreh bindjen se vendet mike të Shqipërisë do të dalin më të forta se kurrë nga sprova e këtij konflikti.
Në mesazhin e tij, Rama përmend edhe raportin e afërt me presidentin e Emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, duke e cilësuar si “mik të shtrenjtë” dhe duke rikonfirmuar lidhjet e forta mes dy vendeve.
“Në Abu Dabi, për të shprehur drejtëpërdrejtë solidaritetin vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, në këtë kohë të trazuar për vendet mike të Gjirit Arabik, të cilat jam i bindur se do të dalin më të forta se kurrë më parë nga sprova e një konflikti ku u bënë shënjestër e hakmarrjes së verbër të një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë”, shkroi Rama në Facebook.

Lexo edheRumen Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, thotë se Evropa është viktimë e ambicies së saj për të vepruar si një udhëheqëse morale