BallinaLajmeRama: Me fakte do të tregojmë sa larg janë të gjitha ato...

Rama: Me fakte do të tregojmë sa larg janë të gjitha ato që thuhen për Shqipërinë dhe korrupsionin

Të ngjajshme

Inter përballë testit të madh në Como: Luftë për kreun dhe Champions-in

Inter Milan udhëton drejt Como 1907 në një përballje...

Ndërron jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës nga Drenasi

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë pjesëtari...

E rëndë, vdes 3-vjeçari pasi bie nga ballkoni i ndërtesës në Vlorë

Një fëmijë trevjeçar ka vdekur, pasi dyshohet se ka...

Presidenti iranian flet në telefon me Putinin: Marrëveshja s’është e pamundur

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka zhvilluar një bisedë telefonike...

Kryeministri Edi Rama tha se ditët e fundit qeveria merr raportin e Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj.

Ai shtoi se përmes shifrave dhe fakteve, “do të mund t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe lidhur me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit”.

“Dhe, së fundi, dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj.

Përmes shifrave dhe fakteve, do të mund t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë të gjitha ato që thuhen dhe stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe lidhur me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe të shifrave konkrete, të identifikuara dhe të rreshtuara jo nga qeveria apo ekspertët e saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i Bashkimit Europian, me të gjithë integritetin e duhur profesional për të treguar se cila është e vërteta.

Edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe në interes të publikut, Shqipëria përsëri spikat si e para në rajonin tonë”, tha Rama në podkastin Flasim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz