back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeRama ka një apel për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që janë...

Rama ka një apel për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që janë strehuar në Kosovë pas tërmetit

Të ngjajshme

​Berisha paraqitet në SPAK, akuzohet për korrupsion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot...

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Elbasan dhe Berat

Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9...

Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton listën me 4 kandidatë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi gjatë mbledhjes së...

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon dita...

Çmimet e larta të qirasë, reperja ka një kërkesë të pazakontë për fansat

Reperja amerikane Cardi B u ka kërkuar falje publikisht...

Kryeministri Edi Rama është kthyer në Tiranë dhe po kryeson mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave që po mbahet mëngjesin e sotëm.

Rama ka deleguar ministren e Arsimit, Besa Shahini dhe atë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu që të vijnë në Kosovë dhe të bindin njerëzit të kthehen dhe të akodmohen në hotele.

Shefi i ekzekutivit tha se në Kosovë janë strehuar 783 persona.

“Përsa i përket strehimit sot kemi kapërcyer numrin e 4 mijë personave në hotele, 254 janë në palestra dhe shifra e përafërt e atyre që janë në çadra, por këtu vijon puna për të garantuar çadra dimërore me standarde. Kemi 6323 persona, 395 persona në qendra shëndetësore dhe 783 persona në Kosovë. Besa (Shahini) dhe Ogerta (Manastirliu) do të kërkoja të shkonin në kampin në Kosovë për të bërë një vizitë dhe për t’u ofruar që të kthehen dhe të akomodohen në hotele. Ka edhe një grup 436 persona të regjistruar në strehtë të ndryshme. Sot në total janë 12366 persona në këtë strukturë emergjence”, deklaroi Rama.

Po ashtu, Rama tha se situata po paraqitet më pozitive në raport me nevojat imediate dhe se ajo po shkon drejt përmirësimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz