Limaj: Lajmi i mirë është që kemi president – Kushtetuta e Kosovës asnjëherë s’është shkelur më shumë se në 2 vitet e fundit
dp

Lexo edheBajqinovci: Justina Shiroka-Pula është konsensuale, nuk i përket askujt politikisht

“Lajmi i mirë është që Kosova ka president”, tha Limaj, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, institucionet kanë funksionuar gjatë dy viteve të fundit.
Ai vlerësoi se Kosova ka kaluar një periudhë të jashtëzakonshme, gjatë së cilës institucionet, sipas tij, kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën,v.
“Për dy vjet e më tepër, në mënyrë masive, asnjëherë nuk është shkelur Kushtetuta më shumë se këto dy vite të fundit. Historia e Kosovës nuk njeh më shumë shkelje”, deklaroi Limaj në Klan Kosova.

Lexo edheBajqinovci: Justina Shiroka-Pula është konsensuale, nuk i përket askujt politikisht
Limaj tha se i vjen keq që, sipas tij, nuk ka pasur pasoja juridike për shkeljet kushtetuese, duke e krahasuar situatën me rastin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu.
“Më vjen keq që nuk ka pasoja juridike. Ka president që vuan pasojat edhe sot për shkak të shkeljeve minore. Te z. Sejdi ka qenë krejt minore, pa fajin e tij. Filluam të jetojmë në një situatë jokushtetuese dhe u bë si e zakonshme gjendja institucionale”, tha Limaj./Lajmi.net/