Dhoma e një personi në Vataj të Kaçanikut është në kushte të tmerrshme dhe i lidhur me zinxhir po mbahet një anëtar i familjes Dullovi.
Në familje thonë se 35 vjeçari u sëmur mendërisht gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku pa masakra të kryera nga serbët.
Që nga ajo kohë thonë t’i kenë kërkuar shërim në shumë vende, por nuk kanë arritur që ta shërojnë.















