BallinaLajmeRaketat iraniane mbi hapësirën ajrore turke, reagon Rama: Kërcënim serioz për sigurinë...

Raketat iraniane mbi hapësirën ajrore turke, reagon Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

“Shqipëria dënon me forcë sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë”-ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama pasi dy raketa iraniane u kapën në hapësirën ajrore turke.

Rama thekson se veprime të tilla rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, ndërsa Shqipëria qëndron krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në ruajtjen e sigurisë dhe unitetit të Aleancës.

“Shqipëria dënon me forcë sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është thellësisht alarmues dhe nënvizon më tej natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve. Turqia është një vend vëllazëror, një partner strategjik i Shqipërisë dhe një aleat i vlefshëm i NATO-s. Përpjekjet e regjimit iranian për të projektuar tensione dhe paqëndrueshmëri duke vazhduar sulmet kundër fqinjëve të tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Veprime të tilla rrezikojnë të përshkallëzojnë më tej situatën dhe përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Shqipëria përshëndet reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtjen e territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës. Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në ruajtjen e sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë“-shkroi Rama./TCH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz