Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi është deklaruar para mediave në një konferencë të thirrur.
Radoniqi ndër të tjerash është pyetur për disa shkelje që u raportuan në qytete të ndryshme të Kosovës.
Radoniqi tha se sa i përket intervistimit të kryetares së Ranillugut e dyshuar se bëri presion tek qytetarët për votim të Listës Serbe dhe për thyerjen e heshtej zgjedhore nga Lista Serben ë veri të vendit, ai deklaroi se me këto çështje më tepër merren policia dhe prokuroria.
“I kemi informacionet, jemi në komunikim me policinë dhe prokurorinë, për çështjet me domen të hetimeve inkriminuese ata do ndërmarrin hapa hetimore. Për thyerjen e heshtjes zgjedhore kompetencë për të vendosur për këtë është PZAP, në bazë të ndonjë ankese eventuale”, deklaroi Radoniqi, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se sa i përket KQZ-së, janë njoftuar për për heshtjen zgjedhore nuk kanë ndonjë kompetencë./Lajmi.net/