BallinaLajmeQytetari nga Rahoveci gjen 1800 euro dhe i dorëzon në Polici, ato...

Qytetari nga Rahoveci gjen 1800 euro dhe i dorëzon në Polici, ato i kthehen pronarit

Të ngjajshme

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të...

Forcat izraelite përplasen me Hezbollahun në jug të Libanit, vriten katër persona

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se janë...

Mateo tentoi ta puthte, Brikena mbyllet në tualet

Një zhurmë e madhe është krijuar në BBVA pas...

Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qetë, vëlla

Aktori i njohur, Jean-Claude Van Damme ka shprehur ngushëllime...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 7 nëntor 2025 në Rahovec, një qytetar ka dorëzuar në polici një shumë parash të gjetura gjatë lëvizjes së tij në qytet.

Qytetari Skender Krasniqi nga fshati Ratkoc, derisa po kalonte në rrugën “Mulla Cufa” në Rahovec, ka gjetur para të gatshme në vlerë prej 1,800 euro (nëntë kartëmonedha nga 200 euro secila) dhe i ka dorëzuar menjëherë në Stacionin Policor të Rahovecit.

Pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet policore, është identifikuar pronari i shumës së humbur dhe i janë kthyer paratë.

“Ky gjest tregon besimin e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie të drejtë e të ndershme, andaj shprehim mirënjohje për veprimin e z. Krasniqi, duke e vlerësuar si shembull të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në komunikatën e Policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz