Qytetari nga Rahoveci dorëzon në polici 1,800 euro të gjetura në rrugë
dp

Lexo edheMemli Krasniqi me thirrje për mobilizim: Nesër është dita e PDK-së, dita e qytetarëve

Sipas njoftimit të policisë, Krasniqi kishte gjetur nëntë kartëmonedha nga 200 euro secila.
“Pas veprimeve të ndërmarra nga njësitë policore, është identifikuar pronari i shumës së humbur dhe i janë kthyer paratë”, thuhet në njoftim.
Policia ka vlerësuar se ky gjest tregon besimin e qytetarëve ndaj këtij institucioni të sigurisë dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie të drejtë e të ndershme, “andaj, shprehim mirënjohje për veprimin e z. Krasniqi, duke e vlerësuar si shembull të përgjegjësisë qytetare”, thuhet më tej në komunikatë.

Lexo edheMemli Krasniqi me thirrje për mobilizim: Nesër është dita e PDK-së, dita e qytetarëve
