BallinaLajmeQorolli: Vendimi që pritet është i paimplementueshëm

Qorolli: Vendimi që pritet është i paimplementueshëm

Të ngjajshme

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave...

Gjatë shkurtit në Kosovë u braktisën dy fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat...

Zhaklin Lekatari bën thirrje të fortë për Selin: Ngacmim se*sual, denoncojeni

Një tjetër situatë e rëndë ka trazuar Big Brother...

Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka rënë dakord...

Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, brenda këtij...

Profesori universitar, Vigan Qorolli ka thënë se nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ai i paralajmëruar, atëherë ai do të jetë i paimplementueshëm.

Në emisionin “Desku”, Qorolli ka thënë se së pari do të duhej të deklarohej që dekreti presidencial është jokushtetues.

“Besoj që vendimi do të jetë i paimplementueshëm, pasi së pari ai do të duhej të deklaronte që dekreti presidencial numër 24\2020 i presidentit për nominimin e Abdullah Hotit është jokushtetues. Kjo duhet të jetë fjalia kryesore në dispozitivin e aktgjykimit dhe më pastaj nga kjo të rrjedh çdo varietet i mundësive të cilat arsyetimi i gjykatës mund të qoi drejt krijimit të një force tjetër qeveritare”, ka thënë Qorolli, njohës i zhvillimeve politike në vend.

“Nuk mund të jetë jashtë logjikës ose ndërlidhshmërisë me aktgjykimin e para gjashtë vjetëve, të vitit 2014, i cili me këtë kushtetutë nuk mund ta ndërroi narracionin, por mund ta ndërroi precedentin. Nëse dekreti shpallet jokushtetues dhe tani lejimi i një afati kohor për partinë e parë të cilën aktgjykimi i kësaj gjykate më 2014 thoshte se pa fituesin relativ nuk mund të bëhet, i bie që gjykata do të duhej ta riinterpretonte shumicën relative dhe shumicën absolute dhe qëllimin e zgjedhjeve për të cilat po themi sovrani voton për parlamentin meqë populli i Kosovës voton vetëm për parlamentin dhe nga parlamenti buron çdo pushtet tjetër, edhe presidenti edhe qeveria, por edhe anëtarët e gjykatës kushtetuese vet”, ka theksuar Qorolli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz