BallinaLajmeQKUK tregon se dy femrat e aksidentuara te ‘Rruga B’ janë në...

QKUK tregon se dy femrat e aksidentuara te ‘Rruga B’ janë në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se në kuadër të...

Raketat godasin Libanin verior, raportojnë mediat lokale

Një fshat në veri të Libanit është shënjestruar nga...

​Kuvendi i KOK-ut: Krasniqi numëron sukseset sportive të vitit 2025

Në Ditën e Kuvendit të Komitetit Olimpik të Kosovës,...

Kurti priti në takim komisionerin e Lartë të OSBE-së, ja çka u bisedua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Real Madrid bëri një gabim në diagnozën për lëndimin e Kylian Mbappes

Si rrallë herë, Real Madrid ka bërë një gabim...

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se kanë pranuar dy femra të lënduara nga aksidenti trafiku në ‘Rrugën B’ në Prishtinë.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka thënë për Indeksonline se gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë.

Sipas saj, mjekët e Klinikës Emergjente po kryejnë të gjitha  ekzaminimet e nevojshme që ato të jenë më tutje jashtë rrezikut për jetë.

“Po në Klinikën Emergjente kemi pranuar dy femra të cilat kanë pësuar lëndime të rënda trupore  si pasojë e një aksidenti trafiku. Të njëjtat vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por për to po bëjnë përpjekjen maksimale mjekët të cilët janë duke i kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme shëndetësore”, ka thënë Qyqalla për Indeksonline.

Ajo ka shtuar se për momentin nuk mund të japin detaje më shumë dhe se për çdo gjë opinioni do të njoftohet me kohë.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës. Zyrtarja për informim e policisë për këtë rajon, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe dy këmbësoreve.

“Si pasoje e aksidentit dy këmbësore kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për  tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz