Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli, ka reaguar ndaj kërcënimit të bërë për kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka shkruar së puna e palodhshme e Kryetarit Bahtiri i pengon vetëm bandave kriminale.
Postimi i plotë
Puna e palodhshme dhe konstruktive e kryetarit Agim Bahtiri për një Mitrovicë stabile, i pengon vetëm bandave dhe kriminelëve. Kërcënuesit të sillen para drejtësisë, kurse kërkoj nga institucionet e sigurisë që të ofrojnë mbështetjen e plotë për sigurinë e kryetarit Bahtiri.Rr.P