“Giza” i VV-së kritikon buxhetin e Prishtinës: S’ka asnjë projekt të madh, është dështim
dp

Lexo edheAmbasadori britanik: Platforma e re do t’i bëjë shërbimet publike më të qasshme për të gjitha komunitetet në Kosovë

Gëzim Sveçla nga Vetëvendosje e ka quajtur si dështim projekt buxhetin e votuar sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
“Giza” ka thënë se buxhet nuk u përgjigjet problemeve të qytetarëve.
“Për pesë vjet, ekzekutivi i Përparim Ramës i ka pasur të buxhetuara 227 milionë euro për investime kapitale. Çka është investuar me to? Çka ka ndryshuar në Prishtinë me këto 227 milionë euro?
Në buxhetin e vitit 2027 nuk parashihet asnjë autobus i ri, asnjë kamion i ri për mbeturina, as Unaza e Madhe, as ndonjë rrugë e re. Ndërkohë, projekti më i madh, mbi 7 milionë euro, është zgjatja e sheshit “Xhorxh Bush” deri te Posta e Re.
Ky buxhet nuk u përgjigjet problemeve të qytetarëve. Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e mbështet” shkruan Sveçla në reagim./Indeksonline/

Lexo edheAmbasadori britanik: Platforma e re do t’i bëjë shërbimet publike më të qasshme për të gjitha komunitetet në Kosovë