Platforma për Çështje të Komuniteteve i dorëzohet Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Platformës për Çështje të Komuniteteve te Qeveria e Republikës së Kosovës, platformë që është zhvilluar nga IOM-i në vitin 2024, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Zvicrës.
Në fjalën hyrëse, kryeministri Kurti tha se platforma u mundëson qytetarëve nga të gjitha komunitetet joshumicë: serb, boshnjak, turk, rom, ashkali, egjiptian, goran, por edhe malazez e kroat, ta gjejnë në një vend të vetëm informacionet që u nevojiten.
“Së pari, ofron informata për politikat e Qeverisë, si dhe për mundësitë më të fundit për grante, subvencione, punësim, trajnime dhe punë praktike dhe, e dyta, u mundëson qytetarëve ta raportojnë drejtpërdrejt diskriminimin, duke krijuar kësisoj komunikim të dyanshëm ndërmjet Qeverisë dhe komuniteteve”, tha kryeministri.

Lexo edhePas aktgjykimit për krerët e UÇK-së, rinia bashkohet në Kuvend për një rezolutë të përbashkët

Kryeministri Kurti njoftoi se platformën do ta menaxhojë Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, dhe i ftoi të gjitha komunitetet që ta përdorin, promovojnë dhe që të ndihmojnë që kjo ajo të përmirësohet vazhdimisht. /IndeksOnline/












