Qeveria themelon Grupin e ekspertëve për Vetingun në Drejtësi (Emrat)
BILLI

Lexo edheHaki Abazi: Po, sot takohemi me LDK-në për çështje të rëndësishme, përfshirë edhe taksën

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Grupit të Ekspertëve të Pavarur për draftimin e skenarëve dhe elementet e reformës së Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Grupi i Ekspertëve do të jetë plotësisht i pavarur dhe më 30 maj i njëjti do t’ia paraqesë qeverisë një raport rreth kësaj çështjeje.
Haxhiu ka njoftuar se Kryesues i këtij ekipi do të jetë Qerim Qerimi, kurse anëtarë Avni Kuka, Visar Morina, Fisnik Korenica, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Ardiana Qosja, Arton Demhasaj, Kreshnik Gashi e Kujtim Kërveshi.
Lexo edheHaki Abazi: Po, sot takohemi me LDK-në për çështje të rëndësishme, përfshirë edhe taksën