BallinaLajmeQeveria s’e kthen në rishqyrtim vendimin për rritje të pagave!

Qeveria s’e kthen në rishqyrtim vendimin për rritje të pagave!

Të ngjajshme

Qeveria e Kosovës nuk do të kthej në rishqyrtim vendimin e saj për rritje të pagave, pavarësisht konstatimit të Agjencisë Kundër Korrupsion, së është vepruar kundërligjshëm me vendimin në fjalë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, shefi i Zyrës për Informim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi. Sipas tij, Qeveria e Kosovës në këtë rast ka vepruar në bazë të praktikaave të mira të funksionimit të çdo qeverie demokratike.

“Sot e kemi pranuar një opinon nga Agjencioni Kundër Korrupsion, i cili e shtjellon çështjen e vendimit të Qeverisë për nivelizimin e pagave të një kategorie të zyrtarëve dhe si i tillë ky opinon është më tepër udhëzues dhe në këtë aspekt Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të përgatitjes së një përgjigje e cila do të sqarojë se vendimi i Qeverisë është në përputhje të plotë me Ligjin dhe praktikat, po ashtu edhe motivin e Agjencisë Kundër Korrupsion, i cili mund të jetë i ndikuar. Ky vendim nuk do të kthehet në rishqyrtim, apsulutisht jo por mund të ndiqen procedura të tjera por Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur në bazë të praktikave të mira të funksionimit të çdo qeverie demokratike”, ka thënë Matoshi për “Gazeta Blic”

Në anën tjetër deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e ka dërugar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për rritjen pagave.

Ajo ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” se këtë veprim e ka bërë në emër të 31 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Në emër të 31 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sot kam dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për rritje të pagave, sigurisht që Gjyakta Kushteteuese brenda afatit të saj, do të sqarojë se ky vendim është i kundërligjshëm dhe në shpërputhje me Kushtetutën”, tha ajo.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu

Tutje, ajo ka shtuar se janë 28 deputetë të VV-së dhe 3 nga radhët e LDK-së të cilët kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë për rritje të pagave.

Ndërkohë Agjencia Kundër Korrupsionit pas shqyrtimit të vendimit të Qeverisëpër rritjen dhe caktimin e pagave të disa pozitave në Qeveri, ka konstatuar se nxjerrja e këtij vendimi është bërë në konflikt të interesit.

Sipas AKK-së e cila në cilësinë e autoritetit qendror për mbikqyrjen dhe zbatimin e dispozitave të Ligjit për Parandalim të Konlfiktit të Interesit, ka bërë shqyrtimin e vendimit për rritje të pagave, ka rekomanduar që vendimi i njëjtë të kthehet në shqyrtim në Qeverinë e Kosovës, pasi që sipas tyre, konflikti i interesit është paraqitur tek zyrtarët e lartë të cilët me votën e tyre kanë ndikuar që vendimi të jetë po ashtu në interes të tyre për përfitime personale.

“Agjencia Kundër Korrupsionit rekomandon që vendimi të kthehet në rishqyrtim, duke shfrytëzuar mënyra tjera ligjore të cilat nuk bien ndesh me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe legjislacionit tjetër relevant në fuqi”, thuhet në vendimin e AKK-së.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë vendimin në fjalë i cili sot i është përcjellur edhe Kryeministrit Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz