back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeQeveria nuk i ka votat e Listës Serbe për Demarkacionin me Malin...

Qeveria nuk i ka votat e Listës Serbe për Demarkacionin me Malin e Zi

Të ngjajshme

Nga studio në dasmë, opinionistet e prezantuesit e BBVK flasin para kamerave

Në dasmë po marrin pjesë edhe opinionistet dhe prezantuesit...

A ka me pas lot këtë natë? Arditi jep përgjigjen epike!

Banori i radhës që po merr pjesë në “dasmën”...

Spiropali: Kërkesa e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, e garantuar nga Kushtetuta

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri,...

Haaland ndjen keqardhje për Szoboszlain: Pse t’i jepej i kuqi, pranoje golin dhe kaq!

Skuadra e Manchester Cityt shënoi fitore 1:2 ndaj Liverpoolit...

Ndonëse zyrtarët qeveritarë vazhdimisht janë duke deklaruar se i kanë votat e Listës Serbe për ta votuar Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, këtë e mohojnë përfaqësues të kësaj partie.

Nenad Rashiq, deputet i këtij subjekti politik, i ka quajtur të pavërteta pretendimet e qeveritarëve se i kanë siguruar votat e tyre, në mënyrë që të kalojë versioni aktual i Demarkacionit.

I kontaktuar nga “Lajmi.net”, deputeti i kësaj partie, Rashiq i ka hedhur poshtë deklaratat e bëra mbrëmë nga këshilltari i kryeministri Mustafa, Faton Abdullahu, ku ky i fundit u shpreh i sigurt se Lista Serbe do ta votojë shënjimin e kufirit me Malin e Zi, proces ky që po zvarritet më shumë se një vit.

“Nuk është e vërtetë kjo”, ka sqaruar Rashiq, duke mos i komentuar më shumë deklaratat e bëra nga këshilltari i kryeministrit Mustafa.

Demarkacioni dështoi të ratifikohej më 1 shtator pasi kryeminsitri Mustafa e tërhoqi nga rendi i ditës votimin e tij me arsyetimin se nuk ka pasur kushte. Madje për këtë u fajësua edhe Lista Serbe e cila mungoi në atë seancë.

Kjo e fundit vazhdimisht në deklaratat e tyre ka thënë se asnjëherë nuk janë ftuar nga koalicioni qeverisës për të biseduar rreth kësaj çështjeje, që nga dita kur edhe është votuar Hashim Thaçi për president.

Ndërkohë, Qeveria shprehet e bindur se i kanë votat për ta kaluar Demarkacionin.

Të Fundit

Sport

ShowBiz