Zëri i Amerikës ka njoftuar më herët se një takim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është duke ndodhur në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.
Për këtë takim nuk është njoftuar qeveria e Kosovës, sipas zëvndës kryeministrit, Haki Abazi.
“Lajmi për takimin është vetëm përmes mediave. Unë e kam thënë disa herë në ditët e fundit, edhe sot në Kuvendin e Kosovës, që presidenti është duke vepruar nga një hapësirë jotransparente, në mungesë të plotë të koordinimit me institucionet e Kosovës”.
“Nuk kemi absolutisht asnjë informacion se çfarë është agjenda, për çfarë është duke u diskutuar dhe cilat janë pozicionet që presidenti i ka paraqitur në këto takime në Uashington”, ka shtuar ai për Klan Kosova.