back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeQeveria nën presion për taksën, sot fshehurazi janë takuar Kurti – Mustafa...

Qeveria nën presion për taksën, sot fshehurazi janë takuar Kurti – Mustafa – Osmani

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Një takim është mbajtur sot në Qeverinë e Kosovës në mes të kryeministrit Albin Kurti, kreut të LDK-së, Isa Mustafës dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani, raporton Televizioni T7.

Temë kryesore e diskutimit ka qenë edhe këtë të martë, taksa 100 për qind e vendosur për produktet serbe dhe boshnjake, kanë bërë të ditur burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Megjithatë, nuk dihet me çfarë rezultati kanë dalë palët nga takimi.

Nga zyra e kryeministrit nuk janë përgjigjur për takimin të pyetur nga Televizioni T7.

Një takim në mes të partnerëve të koalicionit është mbajtur edhe të premten që lamë pas, megjithatë, nuk është bërë e ditur se çka janë dakorduar për këtë masë.

Me qëndrime të ndryshme dy partnerët e koalicionit kanë shkuar edhe në seancën e djeshme të thirrur nga opozita./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz