Spahiu: Ushtria jugosllave s’u çarmatos, armatimi i tyre mbeti në posedim edhe pas luftës në Kosovë
dp

Lexo edheApeli vërteton dënimin me nga 15 vjet burgim për Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës në Kosovë

Spahiu, në një konferencë për media nga Qendra e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, tha se gjatë aktivitetit operacional të konfiskimit të arsenalit të madh të armatimit në zonën e Zubin potokut, janë intervistuar 27 persona.
“Te një i dyshuar kemi konfiskuar armë të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve me kohë dhe me urdhëresë, sipas Kodit të Procedurës Penale. Jo rastësisht kemi qenë pjesë e angazhimit operativ të Drejtorisë Rajonale në Veri, në kuptim të gjetjes dhe konfiskimit të armëve për shkak që ne kemi informacione, por kemi edhe dëshmi, që formacioni ushtarak që ka vepruar, përkatësisht Mbrojtja Territoriale e Ushtrisë jugosllave, stafin e mobilizuar nuk e ka çarmatosur me përfundim të luftës dhe ekzistojnë prova që armatimi në posedim gjatë kohës së luftës është mbetë në posedim edhe në këtë periudhë kohore… Kemi trajtuar dhe kemi intervistuar edhe 27 persona që në forma të ndryshme gjatë aktivitetit operativ janë hasur dhe shoqëruar në objektet policore”.
Policia e Kosovës sot ekspozoi armatimin e konfiskuar nga operacionet në 12 lokacione të ndryshme në veri ku shihen armë dhe municione të ndryshme.

Lexo edheApeli vërteton dënimin me nga 15 vjet burgim për Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës në Kosovë