BallinaLajme​Qeveria miraton tri protokollet e CEFTA-s

​Qeveria miraton tri protokollet e CEFTA-s

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një i dyshuar për grabitje

Policia e Kosovës, sot ka ekstraduar një shtetas kosovar...

Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së

Ka nisur mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike...

Ppërgatitjet e FSK-së për mision në Gazë, Ministri Maqedonci flet për T7

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka ndarë detaje lidhur...

Konate konfirmon se është afër vazhdimit të kontratës me Liverpoolin

Ibrahima Konate është më afër të qëndrojë sesa të...

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjet për ratifikimin e tri protokolleve shtesë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), përfshirë Protokollin Shtesë 6 për tregtinë në shërbime, Protokollin Shtesë 5 për aderimin dhe amendamentimin e marrëveshjes, si dhe Protokollin Shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se miratimi i këtyre protokolleve përbën një arritje të madhe për vendin, duke përmendur se për herë të parë do miratohen pa përfshirjen e UNMIK-ut.

“Kjo është një arritje shumë e madhe e Republikës së Kosovës, është hera e parë që protokollet e CEFTA-s do të miratohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si Republikë e Kosovës, pa UNMIK-un. Kjo është bërë falë një pune intensive edhe të qeverisë Kurti 2, e gjithashtu tashmë kemi arritur në fazën ku protokollet 5, 6 dhe 7, si protokoll shtesë për të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, kanë trajtimin e barabartë në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s. Ministria në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në fushën e tregtisë, ka zhvilluar nismat për negocimin e këtyre tre protokolleve”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz