BallinaLajmeQeveria “Kurti” i ofroi post ministror, Jakup Krasniqi tregon pse e refuzoi

Qeveria “Kurti” i ofroi post ministror, Jakup Krasniqi tregon pse e refuzoi

Të ngjajshme

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

LIVE: Kosova para ndeshjes historike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej...

Zyrtare: FFK publikon 11-shen startuese ndaj Sllovakisë – Zhegrova në bankë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga...

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë ekskluzivisht për Front Online se ka pranuar ofertë nga qeveria “Kurti”, për post ministror.

“Ju e dini që përveç pozitës së Kryetarit të Kuvendit, unë kam pasur oferta edhe më herët që të jem ministër në Qeveri, kam pasur mundësi edhe në Qeverinë e kaluar”, ka thënë ai.

Por, disa kritere që ai u`a ka vendosur kandidatëve për kryeministër kanë bërë që ai të mos e pranoj këtë post.

“Kam disa kritere që nuk i shoh të plotësuar tek njerëzit që bëhen kryeministra. Kriteret që duhet të kenë është që së paku të kenë një përvojë jetësore, të jenë të dëshmuar se dinë të qeverisin, dhe se qeverisja bëhet me partneritet dhe mbi bazë të një programi të përbashkët”, ka deklaruar ai për Front Online.

Krasniqi theksoi që qysh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, thuajse asnjë kandidat për kryeministër nuk i ka përmbushur këto kritere.

“Në skenën politike në Kosovë, gjatë këtyre viteve e sidomos gjatë atyre të pavarësisë, nuk kam parë që kandidatët për kryeministra kanë pasur një program të qartë dhe një program i cili do të ishte i drejtë për të krijuar një pozicion më të mirë politik për Kosovën dhe për të krijuar premisa për një zhvillim ekonomik të vendit, për të krijuar premisa më të mira për investime të brendshme dhe të jashtme, dhe mbi të gjitha për të ndërtuar dhe krijuar mundësi që gjenerata e re të gjej punë dhe të kërkojë perspektiven në vendin e vet e jo jashtë Kosovës”, ka thënë ndër të tjera anëtari i Nismas Socialdemokrate.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz