BallinaLajmeQeveria i përgjigjet Presidencës: Kurti është kryeministër legjitim

Qeveria i përgjigjet Presidencës: Kurti është kryeministër legjitim

Të ngjajshme

Izraeli nuk planifikon bisedime me Libanin?

Izraeli thotë se nuk planifikon të zhvillojë bisedime të...

MKRS aprovon projektin e ndërhyrjeve në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Pas një viti ndërprerje, Komuna e Prishtinës ka rifilluar...

Nesër në lagjen Dardania ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për...

Drejtori sportiv i Atleticos: Alvarez do të qëndrojë

Këtë javë kanë filluar spekulimet për një transferim të...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar në BE idenë për formimin e dy ekipeve negociatore për dialogun Kosovë-Serbi. Njërin përfaqësues politik e tjetrin profesional e këshillues.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidencës, në të cilin thuhet se kryeministri në largim nuk është konsultuar me presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës i politikës së jashtme. Madje nga presidenca kanë thënë se Kurti nuk e ka as legjitimitetin politik për të udhëhequr me dialogun pasi që vlerësojnë se është i shkarkuar nga Kuvendi.

Por zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu në një prononcim për KosovaPress, ka thënë se një ide e tillë buron nga kompetencat dhe përgjegjësitë Kushtetuese të cilat i ka kryeministri i Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë është mbështetur edhe nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i qershorit të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz