Qeveria e LDK-së do të ketë 16 ministri, një më shumë se aktualja
BILLI

Lexo edhePunëtorja e infektuar e ETC-së në Mitrovicë kishte kontakte me 96 persona, 84 prej tyre punëtorë të supermarketit

Këtë e ka konfirmuar vetë i nominuari për kryeministër, Avduallah Hoti, i cili ka thënë se është bërë një riorganizim, shkruan Reporteri.net.,
“Unë në cilësinë e mandatarit, kam diskutuar me partnerët. Qeveria e re do të ketë 16 resorë”, ka thënë Hoti.
Ndërkohë, ai ka folur edhe për emrat e mundshëm, duke thënë se akoma nuk është bërë një gjë e tillë pasi, sipas Hotit, po pritet koha e mbajtjes së seancës.

Lexo edhePunëtorja e infektuar e ETC-së në Mitrovicë kishte kontakte me 96 persona, 84 prej tyre punëtorë të supermarketit
“Ne ende nuk e kemi caktuar kabinetin nga ana e LDK-së. Presin për kohën e mbajtjes. Kemi bërë një ndryshim dhe një riorganizim”, ka shtuar Hoti.
Ndryshe, vetëm AAK deri tani i ka publikuar emrat e kandidatëve për ministra nëse votohet Qeveria e re./Reporteri.net