back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeQeveria e Kosovës emëron shefin për negociata me Serbinë

Qeveria e Kosovës emëron shefin për negociata me Serbinë

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Qeveria e Kosovës emëroi sot Avni Arifin shef të negociatave me Serbinë. Arifi është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ky i fundit tha se arsye pse është bërë një emërim i tillë është se Qeveria ka kërkuar që të emërohet një shef për negociata me Serbinë ndërsa dialogu politik sipas tij përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.

“Qeveria është palë në dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu politik përfaqësohet nga presidenti Thaçi. Ekziston një nivel i negocimit që e ka udhëhiq Tahiri(Edita Tahiri). Tash kemi ardhur në një fazë të ndjeshme finale të dialogut. Është kërkuar nga Qeveria e vendit të emërojë një shef të negociatave që do te ishte në gjendje me përcjell rrjedhën me vendimarrësit politik. Përkundër faktit që Avni Arifi ka plot detyra jemi dakorduar që të emërohet shef i negociatave Avni Arifi. Arifi e ka pranuar përkundër që është situatë jo e lehtë e punës”, tha Haradinaj.

Qeveria në mbledhjen esaj ka diskutuar edhe për disa pika tjera ku ka miratuar propozim që Kuvendi të jap mendimin për emërimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore si dhe propozimin për plotësimin e bordit të ndermarrjes publike “Ibër Lepenci”.

Haradinaj me këtë rast ka dy kandidatë Muharrem Xhemajlin dhe Liridon Zogianin.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar buxhetin për vitin 2018 për komunën e Lipjanit. Ministri Bedri Hamza tha se komuna e Lipjanit me vonesë ka aprovuar buxhetin. Buxheti për komunën e Lipjanit është 15 milionë euro.

Avni Arifi emërohet shef i negociatave me Serbinë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz