BallinaShowBizQetësohet Robert Berisha, thotë se nuk del nga konviktet edhe nëse e...

Qetësohet Robert Berisha, thotë se nuk del nga konviktet edhe nëse e lusin

Të ngjajshme

Omar Sharif në Chichester: Frymëzim për një dramë të re

Historia e një vizite të papritur të aktorit legjendar...

Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka...

Procesi për Presidentin në ngërç: Seanca përfundon pa opozitën dhe pa rezultat

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës,...

Robert Berisha ka ndryshuar mendje, pas kritikave që kishte në fillim kur hyri në karantinë.

Robert Berisha tash e sa ditë po qëndron në karantinë, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari fillimisht ishte ankuar për kushtet që ishin në konvikt, por më pastaj kërkoj falje pasi ishte ngutur.

Përmes disa videove të realizuara sot, Roberti ka falënderuar të gjithë mjekët që po kujdesen për ta si dhe Qendrën e Studentëve që po u sjell ushqim.

Ai po ashtu u zotua se nuk del nga aty pa qenë i sigurtë, pasi nuk e rrezikon as vajzën, as prindërit dhe të tjerët.

“Bëhuni të fortë, mos dilni shumë, përdorni vitamin C. Edhe me më lut se nuk dalë nga këtu, se nuk dua ta rrezikoj fëmijën tim, prindërit..”, tha ndër të tjera Roberti.

Për ndryshe, të gjithë qytetarët që arrijnë në Kosovë nga vendet tjera, detyrohen të qëndrojnë të mbyllur për 14 ditë në karantinë, në mënyrë që të evitohet rreziku i infektimit me koronavirus.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz