back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeQeni i shpëton jetën të moshuarit në mes të rrugës (VIDEO)

Qeni i shpëton jetën të moshuarit në mes të rrugës (VIDEO)

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Nuk thonë kot se qeni është miku më i mirë i njeriut.

Kjo kafshë endacake që shikoni në ekran është e para që ka rendur të kërkojë ndihmë pasi ka parë padronin e saj të bjerë nga stoli në tokë, pa ndjena. E gjithë ngjarja është regjistruar me celular në afërsi të kryqëzimit të “Ali Demit” në Tiranë.

Qeni ka rendur sa në të majtë e në të djathtë duke u lehur fort kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve për tu ndaluar dhe për t’i dhënë ndihmën e parë të moshuarit që ndodhej pa ndjenja në tokë. Të lehurat e tij kanë tërhequr vëmendjen e një gruaje që është afruar pranë personit të shtrirë pa ndjenja në tokë dhe menjëherë i ka telefonuar policisë. Një patrullë me dy efektivë ka mbërritur në pak minuta dhe menjëherë i është kërkuar ndihmë urgjencës mjekësore.

Dy efektivët e patrullës kanë ofruar ndihmën të parët duke përdorur mjete rrethanore në tentativë për të përmendur të moshuarin, i cili edhe pse merrte frymë nuk shfaqte asnjë reagim.

Të njejtën gjë kanë bërë edhe kalimtarë të rastit në pritje të ardhjes së autoambulancës.

Mjeti i ndihmës së shpejtë ka mundur të mbërrijë në vendngjarje pas 20 deri në 25 minutash nga momenti i lajmërimit, ndikuar kjo edhe nga trafiku i madh që krijohet në mesditë në kryeqytet.

Mjekët e kanë marrë të moshuarin endacak dhe e kanë transportuar drejt urgjencës më të afërt. Dyshohet se shkak i humbjes së ndjenjave mendohet të jetë konsumimi tej normave i alkoolit që mund të ketë çuar në komplikacione të rënda kardiake.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz