BallinaSportQëndrimi i FFK-së për ndeshjen që dyshohet se u kurdis

Qëndrimi i FFK-së për ndeshjen që dyshohet se u kurdis

Të ngjajshme

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Rreth takimit ndërmjet Llapit dhe Dritës, sot nuk kanë rreshtur spekulimet, pasi mediat spekuluan se fjala është për një ndeshje të kurdisur.

Takimi ka përfunduar me rezultat 1:3 dhe është përshkuar me probleme dhe reagime të shumta, majde ka qenë i ndërprerë për disa minuta, meqë tifozët vendës edhe u futën në fushë, policia u detyrua të intervenojë dhe stadiumi të zbrazet nga publiku.

Rreth kësaj situate është prononcuar edhe zv. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës Arianit Ahmeti, i cili ishte mysafir në emisionin 2 me 1 në RTV21.

Ahmeti deklaroi se “ne kemi qenë në kontakt me policinë edhe më herët për shkak të rrezikshmërisë së ndeshjes. Pas daljes së shkrimeve të ndryshme në media kemi kontaktuar edhe zyrtarin tonë për integritet, i cili është njeri i trajnuar saktësisht për të detektuar kurdisjet. Pasi kemi biseduar me të, e kemi dërguar me detyrë zyrtare ne stadium për të shikuar ndeshjen.

Ndeshja ka qenë e transmetuar live dhe nuk është luajtur dika në terr. Të gjithë e kanë parë ndeshjen dhe mund të vijnë në përfundime.

Ne në atë ndeshje kemi pasur delegat, super kontrollor dhe kemi pasur zyrtarin tonë për integritet dhe në momentin që marrim raportet nga të do të shohim a ka nevojë që organet tona të ndërhyjnë. Nuk bën të ngutemi në këso raste dhe vetëm pasi të marrim raportet nga njerëzit tanë, do të shohim si do të reagojmë”, ka konkluduar Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz