back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeQemajl Mustafa ish-kryetari i Gjilanit nga PDK i del në përkrahje Alban...

Qemajl Mustafa ish-kryetari i Gjilanit nga PDK i del në përkrahje Alban Hysenit, harron se Kurti dikur e quante hajn

Të ngjajshme

PDK mban numrin 191 në zgjedhjet lokale, Krasniqi: Bashkë, përpara

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi partia...

Rama: Kapakët e pusetave nuk mund të vidhen më, po iu vendosim senzorë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka prezantuar një...

Uran Ismaili: Si kryetar i Prishtinës nuk do të fshihem pas premtimeve të mia

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka kritikuar...

KQZ hedh shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime – VV garon me numrin 105

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen...

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i cili vjen nga VV dhe do të jetë kandidat për kryetar të Komunës edhe këto zgjedhje, ka realizuar disa takime me qytetarë në lagjen Balec.

Në këtë takim ka qenë edhe kandidati për asamble i VV-së, Ali Arifi por edhe ish kryetari i Komunës së Gjilanit që vinte nga PDK, Qemajl Mustafa.

“Ditën e djeshme me takime të shumta e përmbyllëm në lagjen Balec, ku së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Ali Arifi, bashkëbiseduam me banorët për programin dhe vizionin tonë për katër vitet e ardhshme. Me Aliun kemi punuar ngushtë në projektet më të mëdha që do ta transformojnë komunën tonë, dhe ai mbetet një garanci e fortë për vazhdimin e punëve të mira. Në këtë takim ishte edhe ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili ndau përvojën dhe mbështetjen e tij për rrugën tonë të përbashkët”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Qemajl Mustafa kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së në Gjilan, në vitin 2021, por që nuk ka deklaruar nëse i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje apo një partie tjetër.

“Kam dhënë dorëheqje nga kryetari i degës në Gjilan. Qendrës ia kam kumtuar më herët këtë qëndrim, por sot iu kam thënë edhe strukturave në Gjilan që nuk do të jem më kryetar i degës, për shkak se nuk kam pas mundësi me unifiku atë degë, nuk kam pas mundësi me përparuar atë degë. Pasi që nuk kemi pas mundësi me e dërguar më përpara atë strukturë kam dhënë dorëheqje për me kriju rast dikujt tjetër. Është tash një gjeneratë e mesme aty, të cilët kanë ambicie, kanë energji e sigurisht edhe vizion më të mirë”, pati deklaruar më 2021 Mustafa.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Albin Kurti kërkonte nga institucionet e rendit që të ia konfiskonin pasurinë.

Madje, Kurti në atë kohë e kishte akuzuar Mustafën që kishe vjedhur djersen e qytetarëve të varfër dhe ia kishte pir gjakun popullit.

“Këtë kryetar që na solli në këtë gjendje duhet ta nxjerrim në pension politik, por jo për të ia paguar pensionin, por për të konfiskuar menjëherë pasurinë e paligjshme. Për të ia konfiskuar pasurinë që e sajoi me vjedhjen e djersës së qytetarëve dhe duke ia pi gjakun popullit”, kishte thënë Kurti gjatë një tubimi elektoral në Gjilan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz