Qëllohet me armë zjarri, i riu shqiptar në luftë me vdekjen
01
Lexo edhe“Prokurori shqiptar dërgoi njerëz për të më masakruar në mes të portit” (Pamje të rënda)
Një 26-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u qëllua me çifte nga pronari i një banese në Montebello të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 22:00. Dyshohet se shqiptari ka qenë hajdut dhe tentoi të hynte në një banesë.
Por, pronari i shtëpisë që dëgjoi zhurma nga jashtë, doli në oborr dhe vuri re 26-vjeçarin. Ky i fundit tentoi të largohej, por u qëllua në bark me armë gjahu. Në vendngjarje shkoi me urgjencë ambulanca, e cila u njoftua nga vetë pronari 56-vjeçar i shtëpisë.
Shqiptari u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni. Dyshohet se me 26-vjeçarin mund të ketë qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili arriti të largohej.

Lexo edhe“Prokurori shqiptar dërgoi njerëz për të më masakruar në mes të portit” (Pamje të rënda)
Ndërkohë, policia italiane ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 56-vjeçarit që qëlloi me armë. Grupi hetimor është duke rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Identiteti i shqiptarit të plagosur nuk është bërë me dije, shkruan syri.net.