Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
dp

Lexo edheAsfaltimi i rrugës në Partesh në prag të zgjedhjeve serbe, dyshime për financim nga Vuçiqi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të shtunën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të prekë lagjen Nic, Çagllavicën, lagjen Qëndresa, një pjesë të Veternikut në drejtim të Rezonancës, si dhe Hajvalinë.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të mbetet i ndërprerë deri në përfundimin e punimeve.

Lexo edheAsfaltimi i rrugës në Partesh në prag të zgjedhjeve serbe, dyshime për financim nga Vuçiqi
Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve të zonave të prekura për mirëkuptim gjatë kohës sa do të zgjasin punimet.