Pyetet për largimin, Panucci: Ja fajtori për këtë humbje turpëruese
BILLI

Lexo edhePas ndeshjes, Uzuni: Ja çfarë na tha Panucci në dhomat e zhveshjes

Christian Panucci ka folur menjëherë pas humbjes turpëruese 4-0 përballë Skocisë në Ligën e Kombeve.
Në një reagim për mikrofonin e TVSH-së, tekniku italian foli për përgjegjësinë e humbjes duke ia faturuar gjithçka vetes.
“Është humbje e rëndë. Tashmë duhet presim që të rikuperohen të gjithë lojtarët nga dëmtimet dhe më pas të bëjmë analizën”, tha fillimisht ai.

Lexo edhePas ndeshjes, Uzuni: Ja çfarë na tha Panucci në dhomat e zhveshjes
“Unë marr të gjitha përgjegjësinë e humbjes. Lojtarët nuk kanë faj, unë kam gabimet e mia dhe gjithçka do ta analizojmë”, tha ai.