Punimet në rrugë sjellin kufizime, MIT u bën thirrje ngasësve për kujdes të shtuar
dp

Lexo edheAutobusi nga Kosova prishet në Kroaci, udhëtarët po presin me orë të tëra

Sipas njoftimit të Ministrisë, ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në terren, ndërsa ngasësit janë ftuar të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet në zonat ku zhvillohen punimet.
Ministria ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të ndjekin udhëzimet e punëtorëve në terren, me qëllim të rritjes së sigurisë si për pjesëmarrësit në komunikacion, ashtu edhe për ekipet që po kryejnë punimet.
“Për sigurinë tuaj dhe të ekipeve që po punojnë, ju lutemi respektoni sinjalizimin e përkohshëm rrugor, ulni shpejtësinë dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve në terren”, thuhet në njoftim.

Lexo edheAutobusi nga Kosova prishet në Kroaci, udhëtarët po presin me orë të tëra
Ministria ka apeluar që ngasësit të jenë të vëmendshëm dhe të tregojnë durim gjatë kalimit në segmentet ku janë duke u zhvilluar punime.