back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmePunëtorë në Gjermani, Berlini hap departamentin e ri për vizat

Punëtorë në Gjermani, Berlini hap departamentin e ri për vizat

Të ngjajshme

Zyrtare: Albin Krasniqi rikthehet te Prishtina në formë huazimi

Mesfushori kosovar, Albin Krasniqi, i cili kaloi në verë...

Prishtina bën goditjen në merkato, rikthen Albin Krasniqin

Albin Krasniqi ka bërë rikthimin e tij te Prishtina. Krasniqi,...

Behrami: Kërkesa për 180 vjet burgim është barazim me gjenocidin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka...

Kërkesa e Prokurorisë në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, vjen reagimi nga Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas krëkesës...

Për të lehtësuar punën e ambasadave të mbingarkuara, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka ngritur një departament enkas për vizat. Këtë e bën të ditur ministria me anë të një njoftimi në Twitter.  Në njoftimin me hashtag #,mondaymotivation, Ministria e Punëve të Jashtme gjermane prezanton dy punonjës të saj, Jan Freigang dhe Feride Özdemi, të cilët do të merren në Berlin me vizat për punëtorët e kualifikuar.

Gjermanisë i nevojiten punëtorë të kualifikuar, kryesisht në sektorin e shëndetësisë, teknikës informative dhe zejtarë të kualifikuar.

“Ne do të kujdesemi këtu që të përshpejtojmë procedurën për ata kandidatë për të cilët ka nevojë më shumë ekonomia gjermane,” – thotë  Jan Freigang në videoklipin e publikuar në twitter. Feride Oezdemir shton se” kërkesa për vizë bëhet në ambasada dhe kërkesa më pas kalohet në Berlin”.

Ligji i ri i emigracionit për të kualifikuarit u miratua në qershor të këtij viti nga parlamenti gjerman dhe do të hyjë në fuqi më datën 1 mars 2020.

Ai parashikon që persona të kualifikuar nga e gjithë bota të marrin një vizë gjashtë-mujore për të kërkuar punë, pa pasur nevojë të kenë kontratë pune, sikurse ka qenë deri tani. Përveç dëshmisë së profesionit ata duhet të kenë edhe njohuri elementare të gjuhës gjermane. /Burimi DW/

Të Fundit

Sport

ShowBiz