back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajme“Punë e kryer”, “Do ta përfundojmë në ditë më të qeta”, mospajtimi...

“Punë e kryer”, “Do ta përfundojmë në ditë më të qeta”, mospajtimi Prishtinë-Podgoricë për demarkacionin

Të ngjajshme

Bedri Hamza tregon se çka i kërkuan amerikanët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kandidat...

S’mundet pa cigare, portieri i Barcelonës kapet duke përdorur “snus”

Skuadra e Barcelonës ditë më parë luajti ndaj Villarrealit,...

Detaji që zbulon se Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë ndarë?

Prej kohësh në media dhe rrjete sociale po përflitet...

Një banor i verbër hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Për herë të parë në historinë e Big Brother...
- Advertisement -

Pushteti në detyrë i Malit të Zi po e konsideron si të kryer punën e demarkimit të kufirit me Kosovën. Derisa nga Prishtina zyrtare thonë se demarkimi s’ka përfunduar she se po presin ditë më të qeta në rajon për ta finalizuar një proces të tillë.

Më 29 mars të këtij viti, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, në pritjen që i kishte organizuar ambasadores së re të Kosovës atje, ishte kujdesur që të theksonte çështjen e demarkacionit të kufirit me Kosovën.

- Advertisement -

Në një komunikatë që e kishte lëshuar MPJ-ja e Malit të Zi, thuhej që Raduloviq e kosnideron si punë të përfunduar, demarkimin e kufirit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Shefi në detyrë i diplomacisë malazeze kishte thënë se një shembull i mirë i bashkëpunimit është nënshkrimi i marrëveshjes për kufijtë në mes të dy vendeve në vitin 2018 që sipas Raduloviq “në mënyrë të suksesshme ka kompletuar çështjen e demarkacionit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës

Megjithatë nga Kosova konsiderohet si çështje e pambyllur. Kështu ka thënë shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Gërvalla ka thënë se demarkimi i kufirit me Malin e Zi s’ka përfunduar dhe se po presin ditë më të qeta në rajon për ta finalizuar një proces të tillë.

“Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi ende nuk ka përfunduar. Kjo duhet të shënohet në terren nga komisionet shtetërore të dy vendeve, gjë që ende nuk është bërë. Raporti fillestar për punën e komisioneve të dyja vendeve në Kosovë ngjalli reagime serioze në opinion dhe në institucione”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Aktualisht Mali i Zi është me qeveri në detyrë pas rrëzimit të Zdravko Krivokapiqit, i cili u konsideruar edhe si një kryeministër pro-serb dhe pro-rus. Në krye të institucioneve të reja pritet të vijë Dritan Abazoviq i cili edhe është nominuar për kryeministër nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz