back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmePse Albin Kurti nuk i ‘rehatoi’ në Qeveri themeluesit e “Vetëvendosjes”?

Pse Albin Kurti nuk i ‘rehatoi’ në Qeveri themeluesit e “Vetëvendosjes”?

Të ngjajshme

Ymeri: Presidentja ka keqpërdorur pozitën e saj në rastin me kameramanin

Analisti politik Visar Ymeri, në emisionin “VV Show” të...

Ekspozita Vjetore e Fakultetit të Arkitekturës, hapet sot në UP

Edicioni i 13 i Ekspozitës Vjetore të Fakultetit të...

Stojkoviq publikon pamje: Vuçiq po përdor Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për sigurinë politike

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin...

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët

Por teksa Policia zbuloi autorët pas skemave piramidale që...

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti përmes një video të publikuar sot ka bërë të ditur emrat e propozuar nga ky subjekt politik për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë.

Në listën e pesë emrave të propozuar bie në sy mungesa e themeluesve të LVV-së, shkruan “FrontOnline”.

Ndër themeluesit e kësaj lëvizje janë Liburn Aliu, Xhelal Sveçla dhe Salih Zyba. Emra këta që nuk janë përfshirë në listën e Albin Kurtit për ekzekutiv.

Ndërsa ata që i ka propozuar janë Haki Abazi për zëvendëskryeministër të dytë, i cili ka aderuar në zgjedhjet e 6 tetorit në këtë parti.

Blerim Reka është propozuar për Ministër të Punëve të Jashtme, e që vetëm në zgjedhjet e fundit ai është shprehur publikisht që përkrah këtë subjekt politik. Kurti ka lën jashtë listës emrat e themeuesve të LVV-së të cilët janë lakuar gjatë këtyre ditëve si emra të mundshëm për tu emëruar ministra.

Arben Vitia ndërkaq është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit, Ministër të Financave dhe Transfereve, Kurti ka propozuar Besnik Bislimin, për ministre të drejtësisë, ai ka zgjedhur Albulena Haxhiun si dhe Rozeta Hajdarin për Ministre të Tregtisë dhe Industrisë, figurë e panjohur deri më tani në publik.

Albin Kurti pritet që sot në ora 15:00 të takohet me presidentint e Kosovës Hashim Thaçin për të marrë mandatarin për formimin e Qeverisë./FrontOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz