Protestuesi përballet me Hamzën e Hoxhajn para Kuvendit: Turp për votat që i keni, duhet të na përfaqësoni
dp

Lexo edheMë 10, 11 dhe 14 shtator deklaratat përmbyllëse në çështjen e Thaçit për administrimin e drejtësisë

Gjatë protestës së mbajtur para Kuvendit të Kosovës për çështjen e Ligjit për Shtetësinë, një nga protestuesit ka kritikuar kryetarin e PDK-së Bedri Hamza dhe deputetin Enver Hoxhaj, të cilët ndodheshin pranë objektit të Kuvendit.
Protestuesi u është drejtuar atyre me tone të ashpra, duke i akuzuar se nuk po e përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.
“Marre duhet me ju ardhë, turp për votat që i keni se duheni me na përfaqësu”, ka thënë protestuesi.
Protesta është zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku pjesëmarrësit kanë paraqitur kërkesa lidhur me Ligjin për Shtetësinë, publikimin e të dhënave për shtetësitë e fituara nga shtetas të Serbisë, si dhe ndryshime ligjore e kushtetuese.

Lexo edheMë 10, 11 dhe 14 shtator deklaratat përmbyllëse në çështjen e Thaçit për administrimin e drejtësisë
Gjatë protestës janë bërë thirrje për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/
Për më shumë ndiqni videon e plotë: