BallinaLajmeProtestat 'sporadike' nuk trembin Qeverinë

Protestat ‘sporadike’ nuk trembin Qeverinë

Të ngjajshme

Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe Zariq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë për...

​City – Real Madrid, formacionet e mundshme të super përballjes evropiane

Manchester City dhe Real Madrid përballen sonte, në “Etihad...

Policia e Kosovës njofton për rrahjen e dy kunatave

Raportohet se në Zubin Potok ka ndodhur një rrahje...

Kërkesat që dolën nga protesta e së shtunës, që të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të humbjes së legjitimitetit nga Qeveria e Kosovës, nga kjo e fundit konsiderohen irracionale dhe të konsumuara. Madje, përfaqësuesit e koalicionit thonë se nuk u frikësohen protestave, ndërsa zgjedhje nuk ka para qershorit 2018

Protestat sporadike të opozitës nuk e kanë “trembur” koalicionin qeverisës, i cili edhe një herë iu çon “selam” partive opozitare se zgjedhje nuk ka para qershorit të vitit 2018. Kërkesat që dolën nga protestat e të shtunës që të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të humbjes së legjitimitetit nga Qeveria e Kosovës, konsiderohen irracionale dhe të konsumuara.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se Qeveria nuk e ka ndërmend ta bartë presionin e opozitës. Sipas tij, çështjet dhe protestat e opozitës janë e drejtë e tyre, por që për dorëheqje nuk bëhet fjalë. Gecaj, i cili është edhe këshilltar i kryeministri Isa Mustafa, thotë se koalicioni qeverisës nuk rrezikohet nga protestat e opozitës, ndërsa ia bën të qartë opozitës së shkapërderdhur se “Qeveria do ta përfundojë mandatin e saj në vitin 2018 dhe se deri atëherë nuk do të ketë ndryshime me pushtetin”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz