BallinaLajmeProtesta e studentëve në Shkup, Spahiu: Fajtor për këtë situatë janë vetë...

Protesta e studentëve në Shkup, Spahiu: Fajtor për këtë situatë janë vetë shqiptarët!

Të ngjajshme

Ardian Gjini në Rahovec: Gratë dhe vajzat, forcë kyçe e vendimmarrjes dhe ndryshimit shoqëror

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër,...

Shkupi u çua në këmbë për gjuhën shqipe: Studentët kërkuan drejtësi e barazi

Të hënën pasdite, Shkupi jehoi nga zëri i shqiptarëve. Studentë...

ASK: Çmimet e konsumit në Kosovë rriten 3,9% gjatë vitit 2025

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur mesatarisht për...

Maldini pritet të kthehet në futboll, por në një klub tjetër

Paolo Maldini mund të rikthehet përsëri në rolin e...

Politologu Nexhmedin Spahiu ka komentuar protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Sipas tij, përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi vetë partitë shqiptare, të cilat, sipas Spahiut, kanë bërë lëvizje të gabuara politike në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare në vend.

Duke folur në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Spahiu vuri në dukje se edhe pse kanë kaluar 25 vite nga Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët vijojnë të protestojnë për çështjen e gjuhës, duke e konsideruar këtë si pasojë të vendimeve politike të vetë faktorëve shqiptarë.

 “Fajtor për këtë situatë, që 25 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, të protestohet për gjuhën, javë vetë shqiptarët. Janë vetë shqiptarët, përkatësisht partitë politike, që e sollën situatën të tillë, që tani dilet të protestohet për gjuhën, dhe ketë e bënë në zgjedhjet kombëtare maqedone, parvjet. Atëherë ishte e qartë që për shkak të politikës së gabuar të Bullgarisë ndaj Maqedonisë, që do dominonte partia pro serbe VMRO, e cila do merrte pushtetin. Por me ndihmën e shqiptarëve, Penderovski, që ishte pro amerikan, mos ta them edhe pro shqiptar, do të mund të rizgjidhej President në rast se shqiptarët do votonin për të. Por çfarë bënë shqiptarët, duke u çuar peshë, duke kërkuar çfarë s’mund ta arrinin për momentin, të dy partitë kandiduan kandidat për President, dhe ia mundësuan që VMRO jo vetëm të kishte qeverinë, por të kishte edhe Presidentin. Tani të kesh një qeveri dhe presidente pro serbe, e natyrshme që do ballafaqohesh me probleme të tilla. Nga gabimi duhet të mësojnë dhe mos bëjnë gabime të tjera”, tha Spahiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz