BallinaSportMourinho e do yllin e Romës te Real Madridi

Mourinho e do yllin e Romës te Real Madridi

Të ngjajshme

ASK: Çmimet e konsumit në Kosovë rriten 3,9% gjatë vitit 2025

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur mesatarisht për...

Maldini pritet të kthehet në futboll, por në një klub tjetër

Paolo Maldini mund të rikthehet përsëri në rolin e...

Lewandowski mes lotësh: Do ta mbaj gjithmonë Barcelonën në zemër

Sulmuesi Robert Lewandowski ka përjetuar një natë tejet emocionale...

Ilir Meta, letër kreut të SPAK-ut

Ish-Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër...

José Mourinho pritet të rikthehet te Real Madridi pas 13 vitesh larg, dhe sipas raportimeve, një nga objektivat e tij të parë në merkato është mbrojtësi i krahut të Romës, braziliani Wesley.

Ish-trajneri i Interit thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll, ndërsa një njoftimi zyrtar pritet pas ndeshjes së fundit të sezonit të La Ligas, pas përballjes së Real Madridit me Athletic Bilbaon.

Mourinho do të marrë drejtimin e ekipit për dy sezonet e ardhshme, shkruan “Gazeta Express”.

Duke i përcaktuar tashmë prioritetet e tij në merkato, Mourinho raportohet se është shumë i interesuar për transferimin e Wesleyt në “Bernabeu”.

Braziliani iu bashkua Romës verën e kaluar nga Flamengo dhe ka impresionuar në sezonin e tij të parë në Europë, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha.

Sipas “CalcioMercato.it”, Mourinho është një admirues i madh i cilësive teknike të mbrojtësit dhe synon të shtyjë për transferimin e tij.

Megjithatë, Roma është e vendosur ta mbajë lojtarin.

Klubi e konsideron Wesleyn si një gur themeli të projektit të tij dhe nuk ka ndërmend ta shesë, edhe pse raportet theksojnë se merkatoja shpesh sjell surpriza.

Perspektiva që Real Madridi – dhe sidomos Mourinho – të hyjë në garë e bën të vështirë garantimin e qëndrimit të tij, veçanërisht nëse Roma nuk siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

E ardhmja e Wesleyt pritet të jetë një nga temat kryesore të verës për Romën, pavarësisht rezultateve të dy ndeshjeve të fundit të sezonit./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz