BallinaSportMaldini pritet të kthehet në futboll, por në një klub tjetër

Maldini pritet të kthehet në futboll, por në një klub tjetër

Të ngjajshme

PSD aksion para LDK-së, Paris Guri përplaset me Molliqajn: Shkoni te zyrat e pushtetit

Partia Socialdemokrate (PSD) ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës...

Studentët shqiptarë bllokohen në kufi me Maqedoninë, nuk u lejohet të hyjnë

Një autobus me studentë shqiptarë nuk është lejuar të...

Ish-i i bën “diss” Klodit, publikon video me një mashkull

Mbrëmë Elijona trazoi rrjetin me një video bashkë me...

Paolo Maldini mund të rikthehet përsëri në rolin e tij si drejtor sportiv.

Mirëpo italiani nuk do të kthehet te klubi i tij i zemrës, Milani por në Turqi te skuadra e Fenerbahçes.

Maldini shihet si një figurë me eksperiencë dhe reputacion të lartë ndërkombëtar, pas punës së bërë te Milani. Sipas raportimeve, ish-kapiteni kuqezi ka propozuar që në pankinën e Fenerbahçes të ulet një trajner italian.

Mes emrave të përmendur janë Antonio Conte dhe Stefano Pioli. Conte mbetet një alternativë e komplikuar, pasi emri i tij lidhet edhe me kombëtaren italiane në rast ndryshimesh në federatë.

Maldini, ishte njeriu kryesor që shpëtoi Milanin duke bërë blerje të mëdha si Theo Hernandez, Mike Maignan, Rafael Leao, Olivier Giroud dhe Pierre Kalulu, blerje këto të cilat i ndihmuan të fitojnë titullin e Serie A-së në vitin 2022./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz