BallinaLajmeShkupi u çua në këmbë për gjuhën shqipe: Studentët kërkuan drejtësi e...

Shkupi u çua në këmbë për gjuhën shqipe: Studentët kërkuan drejtësi e barazi

Të ngjajshme

Ilir Meta, letër kreut të SPAK-ut

Ish-Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër...

Osmani në përkrahje të protestës në Shkup: Gjuha shqipe është e shenjtë, ngrihu në mbrojtje të saj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh kandidate aktuale nga...

Messi qorton tifozët e Inter Miamit

Lionel Messi u kap nga kamerat duke bërë gjeste...

PSD aksion para LDK-së, Paris Guri përplaset me Molliqajn: Shkoni te zyrat e pushtetit

Partia Socialdemokrate (PSD) ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës...

Studentët shqiptarë bllokohen në kufi me Maqedoninë, nuk u lejohet të hyjnë

Një autobus me studentë shqiptarë nuk është lejuar të...

Të hënën pasdite, Shkupi jehoi nga zëri i shqiptarëve.

Studentë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, u bashkuan në protestë për të kërkuar drejtësi dhe barazi gjuhësore, raporton Klankosova.tv.

Me qindra qytetarë nga të gjitha trojet shqipfolëse, por edhe nga diaspora, iu bashkuan kësaj thirrjeje, duke mbështetur kërkesën që provimi i jurisprudencës në RMV të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Kjo protestë, e cilësuar si paqësore, pritej të niste marshimin e saj drejt Ministrisë së Drejtësisë në Shkup qysh nga ora 16:30, por për shkak të ndalimit dhe bllokimit të disa studentëve nga Shqipëria, të cilët nuk arritën të marrin pjesë në organizim, rrugëtimi u nis me vonesë.

Studentët shqiptarë deklaruan se autobusi i mbushur me ta që vinin nga Shqipëria, u devijua për në Beograd.

Dasho Veizaj, student – deklaroi se bashkë me kolegët e tij, kanë mbetur të bllokuar vetëm 15 minuta larg Shkupit, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi të detyruar të kontrollohemi vetëm për të mos marr pjesë në protestën në Shkup”, u shpreh Veizaj.

Por as kjo nuk arriti t’i ndalte studentët që të kërkonin drejtësi.

Para Ministrisë së Drejtësisë, studentët që folën para turmës nuk kërkuan privilegje, por vetëm barazi.

“Sa kohë duhet të presim që fëmijët tanë t’i shohin emrat në shqip. Sa kohë duhet të pritur që të jemi qytetarë të plotë në shtetin tonë. Nuk ka institucion që guxon ta prekë gjuhën shqipe”, u shpreh një student.

Të njëjtit kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Megjithatë, pavarësisht thirrjes për protestë paqësore, autoritetet maqedonase arrestuan pesë studentë.

Ende nuk është dhënë ndonjë informacion shtesë nëse të njëjtit janë liruar apo jo, ndërsa partia në pushtet, VLEN, ka njoftuar se nga ora 20:00 do të dalë me konferencë për media./Klankosova

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz