BallinaLajmeIseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqiptarë dhe një maqedonas

Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqiptarë dhe një maqedonas

Të ngjajshme

Shkupi u çua në këmbë për gjuhën shqipe: Studentët kërkuan drejtësi e barazi

Të hënën pasdite, Shkupi jehoi nga zëri i shqiptarëve. Studentë...

ASK: Çmimet e konsumit në Kosovë rriten 3,9% gjatë vitit 2025

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur mesatarisht për...

Maldini pritet të kthehet në futboll, por në një klub tjetër

Paolo Maldini mund të rikthehet përsëri në rolin e...

Lewandowski mes lotësh: Do ta mbaj gjithmonë Barcelonën në zemër

Sulmuesi Robert Lewandowski ka përjetuar një natë tejet emocionale...

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me një incident që ka ndodhur pas protestës së sotme, me çka disa persona janë arrestuar.

Në një video-paraqitje në rrjetet sociale, ai njoftoi se policia ka ndaluar tre persona, një maqedonas dhe dy shqiptarë, pas një përplasjeje që, sipas tij, ka ndodhur pas përfundimit të protestës.

Mijëra protestues në Shkup, kërkohet zbatimi i gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut

“Të nderuara media, të nderuar qytetarë. Dua të sqaroj opinionin lidhur me një incident që ndodhi pas protestës së sotme. Policia ka ndalur 3 persona, një maqedonas dhe dy shqiptarë pas një zënke që ndodhi pas protestës së sotme. Dua t’ju lus të mos bini pre e propagandave dhe dezinformatave që po qarkullojë në opinion nga maqineria propagandistike e Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit. Institucionet përkatësë tashmë janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit dhe për caktimin e përgjegjësive. Qetësia, maturia dhe përgjegjësia janë në interes të të gjithëve”, dekaroi Iseni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz