BallinaKulturëPromovohet monografia “Masakra e Reçakut – Krim kundër Njerëzimit”,

Promovohet monografia “Masakra e Reçakut – Krim kundër Njerëzimit”,

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u bë promovimi i monografisë “Masakra e Reçaukt – krim kundër njerëzimit”, nga grup autorësh, botuar në dy libra të veçantë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.

Kjo monografi në gjuhën shqipe është botuar për herë të parë në vitin 2004 nga Fondi i Kompleksit Memorial Përkujtimor “Masakra e Reçakut”, në Shtime, ndërkaq ky ribotim vije i përpunuar dhe i plotësuar.

Ndërsa në gjuhën angleze monografia botohet për herë të parë nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës i Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë promovim të monografisë mbajtën fjalë rasti Prof. Ismet Salihu,  shkrimtari Ahmet Qeriqi, bashkë-autori i librit Ruzhdi Jashari, si dhe përfaqësuesi nga fshati Recak z. Agim Kameri. Në promovim morën pjesë studiues, hulumtues, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe një auditorium i gjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz